
TAMPON MBROJTES PER VESH
Tamponi mbrojtës për vesh nga AidFirst ofron reduktim të zhurmës dhe mbrojtje të dëgjimit në çdo situatë, nga puna deri te udhëtimet dhe gjumi. I prodhuar nga shkumë poliuretani hipoalergjike me elasticitet të lartë, përshtatet butësisht me kanalin e veshit për një izolim të qëndrueshëm dhe rehati maksimale. Zgjedhje praktike për këdo që kërkon qetësi dhe fokus pa kompromentuar komoditetin.
- Redukton ndjeshëm zhurmën për një ambient më të qetë në punë, gjatë gjumit dhe udhëtimit.
- Përshtatje anatomike që siguron mbyllje të butë dhe të sigurt pa presion të tepërt.
- Material hipoalergjik, pa lateks, i sigurt për lëkurat e ndjeshme.
- I lehtë për t’u vendosur dhe qëndron mirë në vend për orë të tëra.
Përbërja: Shkumë poliuretani hipoalergjike; pa lateks.
Si përdoret: Rrotullojeni tamponin me gishta derisa të bëhet i hollë, tërhiqni butësisht veshin lart dhe pas, vendoseni ngadalë në kanalin e veshit dhe mbajeni disa sekonda derisa të zgjerohet; përdoreni me duar të pastra dhe zëvendësojeni kur dëmtohet ose ndotet.
| Brendi | AidFirst |
|---|---|
| Kategoria | Sy & vesh |
| SKU | 5960 |
Ende nuk ka vlerësime. Bëhu i pari që e vlerëson këtë produkt.












